Për ne

Qendra mjekësore e simulimit është e themeluar si institucion ndërmjet Ministrisë së shëndetësisë, fakulteteve të mjekësisë dhe Odës së mjekëve të Maqedonisë. 

Qendra mjekësore e simulimit është e zhvendosur në hapësirë komplet të re dhe plotësisht të pajisur ku ofrohet edukim i studentëve për mjekësi dhe specializantëve, por edhe për punëtorët shëndetësorë që mund të shfrytëzojnë për përsosjen e teknikave të reja. Simulimi si qasje në të mësuarin është prej shumë kohësh rregull në universitetet e zhvilluara dhe të renditura lart. Bëhet fjalë për teknikë të avancuar të trajnimit që mundëson që doktorët tanë të jenë të përgatitur në mënyrë serioze ndaj sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

Në qendrën mjekësore të simulimit realizohen trajnime për të punësuarit e ndihmës mjekësore urgjente, të punësuarit në qendrat e urgjencës, në departamentet për kujdes intensiv, në gjinekologji, në neonatologji, si edhe për studentë që studiojnë mjekësi dhe specializantë të fakulteteve të mjekësisë. Të gjithë që marrin pjesë në sistemin shëndetësor, veçanërisht në fushën e mjekësisë urgjente, domethënë gjendje të rrezikshme për jetën e pacientët.

Informacione më të detajuara mund të shihen në Ligjin për studime mjekësore dhe përsosjen e vazhduar profesionale të mjekëve të mjekësisë..

 

 
 
 

Për QMS

Qendra mjekësore e simulimit është e themeluar si institucion ndërmjet Ministrisë së shëndetësisë, fakulteteve të mjekësisë dhe Odës së mjekëve të Maqedonisë. 

Lexo më shumë.

Contact information AL

 

Adresa: 50-ta Divizija nr. 6 Shkup 1000

Telefon: 02/3112-276

Email: msc@zdravstvo.gov.mk

Website: www.msc.gov.mk