Institucioni Qendra mjekësore e simulimit - Shkup, organizoi dhe realizoi tajnim për modulin Mbështetje e avancuar jetësore - “Advanced Life Support” për specializantë nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij”.

Në periudhën nga tetori i vitit 2015 deri më sot, QMS ka realizuar katër trajnime për persona të punësuar nëpër shtëpitë e kujdesit shëndetësor, respektivisht në Shërbimet e ndihmës urgjente mjekësore, doktorë - specializantë nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij” institucioni QMS organizoi dhe zbatoi trajnim për modulin Mbështetje themelore jetësore -“Basic Life Support”.

Statistikisht në Evropë ka rreth 700.000 raste të arrestit kardiak. Vetëm 5-10 % mbijetojnë transferim deri në spital. Reanimacioni i hershëm dhe defibrilimi i shpejtë (në kuadër të 1 - 2 minuta) mund të rezultojë me mbi 60 % mbijetesë.

Në vitin 2014 dhe 2015, 45 mjekë nga 34 Qendra për IMP nga Republika e Maqedonisë ishin dërguar për trajnim në Qendrën rajonale të trajnimit për mjekësi urgjente URLA në Izmir - Turqi. Të gjithë mjekët e përfunduan trajnimin në mënyrë të suksesshme dhe u fituan me certifikata për  edukatorë. Të njëjtët mjekë ishin angazhuar për zbatimin e trajnimeve për të gjithë të punësuarit në shërbimet për IMP.

Në punim.

 
 
 

Për QMS

Qendra mjekësore e simulimit është e themeluar si institucion ndërmjet Ministrisë së shëndetësisë, fakulteteve të mjekësisë dhe Odës së mjekëve të Maqedonisë. 

Lexo më shumë.

Contact information AL

 

Adresa: 50-ta Divizija nr. 6 Shkup 1000

Telefon: 02/3112-276

Email: msc@zdravstvo.gov.mk

Website: www.msc.gov.mk