Difibrilator Automatik i Jashtëm

Nga ana statistikore në Evropë, në vit, ka rreth 700.000 raste të arrestit kardiak. Vetëm 5-10% mbijetojnë transferim deri në spital. Reanimimi i hershëm dhe defibrilimi i shpejtë (në suazat e 1-2 minutash) mund të realizohet me mbi 60% mbijetesë.  

ÇFARË ËSHTË ARRESTI KARDIAK?

Arresti kardiak (cardiac arrest, infarctus myocardii) është punë e çrregullt e zemrës, e cila mund të karakterizohet nga mungesa e pulsit ose fibrilacioni ventrikular. Karakterizohet nga shfaqja e ndërprerjes agonale (frymëmarrje e rëndë) ose të plotë të frymëmarrjes dhe humbjes së vetëdijes. Në rast të arrestit kardiak i cili zgjat më shumë se 5-10 minuta, mund të shfaqet dëmtim hipoksik i trurit dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohen në mënyrë drastike shanset e riaktivizimit të zemrës.

 

Qëllimi i mbajtjes themelore në jetë dhe përdorimit defibrilatorit automatik të jashtëm është:

– Njohja e hershme dhe thirrja e ndihmës urgjente mjekësore

– Zbatimi i hershëm i masave themelore për reanimacion (BLS), “blerje kohe”

– Defibrilimi i hershëm, riaktivizimi i zemrës

– Zbatimi i hershëm i masave të vazhdueshme për reanimacion (ALS)

Qëllimi i mbajtjes themelore në jetë është të fillojë me reanimacionin e hershëm derisa të arrijë një ekip profesional për të marrë nën kontroll pacientin dhe për ta transportuar atë në institucionin përkatës. Qëllimi kryesor është të aftësohen personave jomjekësorë të bëjnë kompresim në kraharor (masazh i zemrës), që është edhe qëllimi kryesor i reanimacionit, duke mundësuar qarkullimin.

Udhëzime dhe rekomandime për kompresimin e duhur të kraharorit:

– Vendosi pëllëmbët në qendër të kraharorit

– Vendose njërën dorë mbi tjetrën

– Kryqëzojini gishtat

– Kompresion i kraharorit

– Frekuenca nga 100 min-1

– Thellësia nga 4-5 cm

– Lejoni ringritjen e kraharorit

– Personi që kryen kompresion të ndryshohet në dy minuta.

Defibrilatori automatik është pajisje që mund ta analizojë në mënyrë të pavarur ritmin e zemrës dhe të dallojë a ka nevojë zemra për defibrilim apo jo, përkatësiht mund të përdoret edhe nga persona jomjekësorë, që në të vërtetë është edhe qëllimi i tij. Është e rëndësishme të përmendet se mbajtja themelore në jetë dhe përdorimi i defibrilatorit të jashtëm automatik mund të zbatohen edhe nga persona që nuk janë persona mjekësorë.

defibrilacija

Për më shumë informacione mund të shikoni dokumentin në vijim: