Në periudhën tetor 2015 deri më sot, QSM-ja ka mbajtur katër trajnime për personat e punësuar në shtëpitë e shëndetit, përkatësisht në Shërbimet e ndihmës urgjente mjekësore, doktorë-specializantë nga Fakulteti i mjekësisë në Shkup në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”. Institucioni QSM së pari ka organizuar dhe zbatuar trajnim të modelit Mbajtje themelore në jetë “Basic Life Support”.
Ky trajnim është zbatuar në periudhën në 16 nëntori 2015 deri më 11 dhjetor 2015 në hapësirat e QSM-së dhe njësitë e shpërndara të QSM-së në gjashtë pika:
Grupi qëllimor i trajnimit ishin të punësuarit në Ndihmën urgjente mjekësore në të gjithë territorin e shtetit.
Qëllimi i trajnimit ishte që dëgjuesit të përvetësojnë ose rinovojnë njohuri të përparuar në fushën e ndihmës së parë nëpërmjet ligjëratave teorike dhe praktike në modulin Mbajtje themelore në jetë “Basic Life Support”.
Trajnimi u realizua nga edukatorë me përvojë dhe të certifikuar. Nga numri i përgjithshëm i dëgjuesve potencialë që ishte 1078, moduli “Basic Life Support” u zbatua për 1034 persona të punësuar në shërbimet e Ndihmës urgjente mjekësore. Kështu që suksesi i projektit është mbi 96 për qind duke i plotësuar të gjithë parametrat për projekt të përfunduar me sukses.
Informacione më të detajuara mund të shihni në prezantimin në vijim: