Institucioni Qendra simuluese mjekësore Shkup, ka organizuar dhe zbatuar trajnime për modusin Mbajtje e përparuar në jetë – “Advanced Life Support” për specializantët e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”.
Në këto trajnime ishin të pranishëm specializantë nga këto fusha: Kirurgjia pediatrike, Kirurgjia abdominale, Neurokirurgjia, Kirurgjia e Përgjithshme, Kirurgjia e kraharorit, Traumatologjia, Kirurgjia Urologjike, Kirurgjia Plastike dhe Rindërtuese, Anesteziologjia me mjekësi intensive, Gjinekologjia dhe obstetrika, Ortopedia, ORL, Oftalmologjia, Dermatovenerologjia, Mjekësi të brendshme, Gastroenterohepatologjia, Kardiologjia, Nefrologjia, Pulmologjia dhe Alergologjia, Reumatologjia, Hematologjia, Neurologjia, Pediatria, Psikiatria, Psikiatria për Fëmijë dhe Adoleshentë, Radiologjia, Onkologjia dhe Radioterapia, Mjekësia Fizike dhe Rehabilituese.
Në periudhën nga 23 marsi deri më 8 prill 2016, në ambientet e QSM-së u mbajt trajnimi për modulin Mbajtje e përparuar në jetë “Advanced Life Support” për të punësuarit e Ndihmën urgjente mjekësore në të gjithë territorin e shtetit. Qëllimi i trajnimit ishte që dëgjuesit të përvetësojnë ose rinovojnë njohuri të përparuar në fushën e ndihmës së parë nëpërmjet ligjëratave teorike dhe praktike në modulin Mbajtje e përparuar në jetë “Advanced Life Support”. Trajnimi u realizua nga edukatorë me përvojë dhe të certifikuar të cilët kanë vërtetime dhe certifikata përkatëse si nga vendi ashtu edhe jashtë vendit, trajnimi iu dedikua ekipeve mjekësore që përbëhen nga mjekë dhe infermierë.