Në përbërjen e Qendrës mjekësore simuluese – Shkup, është paraparë një pjesë e edukimit dhe trajnimit në fushën e kirurgjisë laparoskopike, kurse ato janë: modulet e veçanta për manipulime themelore (basic) në laparoskopi dhe module të veçanta të specializuara në pjesën e kirurgjisë laparoskopike. Momentalisht përdoret LAP Mentor, Computerized Laparoscopy Simulator dhe robot GAUMARD fantomë, grua shtatzënë me fetus.
Shkathtësitë të cilat duhet t’i përvetësojnë studentët e mjekësisë, specializantët dhe personeli tjetër mjekësor:
Aftësi të zotëruara plotësisht për të kryer në mënyrë të pavarur modulet e laparoskopisë bazë (përdorimi i pajisjeve laparoskopike, orientimi në hapësirën e punës, koordinimi i lëvizjeve me dorën e majtë dhe të djathtë, përdorimi i koagulimit, përdorimi i kapëseve, gërshërëve, etj.) kërkon të paktën 5 ushtrime që zgjasin 2 orë dhe jo më shumë se 5 nxënës në grup.
Njohja me teknikat bazë kirurgjikale laparoskopike në gjinekologji (ateziolizë, salpingektomia, adnexektomia, cistektomia, kontrolli i hemostazës) Të zotëruara plotësisht, pra të aftë për të kryer në mënyrë të pavarur modulet nga seksioni i teknikave të avancuara laparoskopike kirurgjikale në gjinekologji (miomektomi, histerektomi) etj.)