Mjekësia për të rritur

Programi i krijuar nga Këshilli i reanimimit i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1993 (UNITED KINGDOM RESUSCITATION COUNCIL). Është kurs i standardizuar mbi rekomandimet për reanimim të bazuara në dëshmi (Evidence-based medicine) kushtuar profesionistëve mjekësorë.
Fillimisht ishte një program kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, por sot ai mbështetet nga Këshilli Evropian i Reanimimit (European Resuscitation Council – ERC) dhe Këshilli Australian i Reanimimit (Australian Resuscitation Council – ARC). Çdo vit mbahen rreth 1000 kurse të tilla ku trajnohen rreth 20000 profesionistë në mbarë botën dhe deri më tani në QMS janë realizuar më shumë se 20 module të këtij lloji.

Qëllimet e kabinetit për mjekësinë për të rritur janë:

1.Etablimi i rekomandimeve për procedurat e reanimimit
2.Etablimi i standardeve për reanimim
3.Mësimi i teknikave për reanimim
4.Nxitja e hulumtimeve shkencore në lidhje me reanimimin dhe kontrollin e njohurive – provime në fushën e mjekësisë klinike
5.Nxitja e marrëdhënieve më të mira të punës midis anëtarëve të ekipit i cili kryen reanimimin

Pajisja mjekësore e cila përdoret në këtë kabinet është robot HALL GAUMARD fantomë adulte simulator me konektim WIFI dhe mundësi për lidhje me shumë kompjuterë, lap-top, tabletë dhe pajisje të tjera smart që përdorin platformë Windows për punë.