Qendra e Simulimit Mjekësor-Institucioni Shkup organizoi dhe realizoi trajnim për modulin – “Advanced Life Support” për kursantët nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Të ftuar ishin edhe praktikantët nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Goce Deleev nga Shtipi dhe Universiteti Shtetëror në Tetovë. Trajnimi u zhvillua nga data 14 dhjetor deri më 24 dhjetor 2015 në ambientet e QSM. Nga numri i përgjithshëm i dëgjuesve potencialë, numri i të cilëve ishte rreth 230 persona, moduli – “Advanced Life Support” u zbatua për 221 kursantë. Me këtë, përqindja e suksesit është mbi 98 për qind, e cila plotëson të gjitha parametrat për një projekt të përfunduar me sukses.

Në këto trajnime ishin të pranishëm specializantë nga këto fusha: Kirurgjia pediatrike, Kirurgjia abdominale, Neurokirurgjia, Kirurgjia e Përgjithshme, Kirurgjia e kraharorit, Traumatologjia, Kirurgjia Urologjike, Kirurgjia Plastike dhe Rindërtuese, Anesteziologjia me mjekësi intensive, Gjinekologjia dhe obstetrika, Ortopedia, ORL, Oftalmologjia, Dermatovenerologjia, Mjekësi të brendshme, Gastroenterohepatologjia, Kardiologjia, Nefrologjia, Pulmologjia dhe Alergologjia, Reumatologjia, Hematologjia, Neurologjia, Pediatria, Psikiatria, Psikiatria për Fëmijë dhe Adoleshentë, Radiologjia, Onkologjia dhe Radioterapia, Mjekësia Fizike dhe Rehabilituese.

Në periudhën nga 23 marsi deri më 8 prill 2016, në ambientet e QSM-së u mbajt trajnimi për modulin Mbajtje e përparuar në jetë “Advanced Life Support” për të punësuarit e Ndihmën urgjente mjekësore në të gjithë territorin e shtetit. Qëllimi i trajnimit ishte që dëgjuesit të përvetësojnë ose rinovojnë njohuri të përparuar në fushën e ndihmës së parë nëpërmjet ligjëratave teorike dhe praktike në modulin Mbajtje e përparuar në jetë “Advanced Life Support”. Trajnimi u realizua nga edukatorë me përvojë dhe të certifikuar të cilët kanë vërtetime dhe certifikata përkatëse si nga vendi ashtu edhe jashtë vendit, trajnimi iu dedikua ekipeve mjekësore që përbëhen nga mjekë dhe infermierë.