Arresti kardiak (cardiac arrest, infarctus myocardii) është punë e çrregullt e zemrës, e cila mund të karakterizohet nga mungesa e pulsit ose fibrilacioni ventrikular. Karakterizohet nga shfaqja e ndërprerjes agonale (frymëmarrje e rëndë) ose të plotë të frymëmarrjes dhe humbjes së vetëdijes. Në rast të arrestit kardiak i cili zgjat më shumë se 5-10 minuta, mund të shfaqet dëmtim hipoksik i trurit dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohen në mënyrë drastike shanset e riaktivizimit të zemrës.