Për ne

Qendra mjekësore simuluese është themeluar si institucion midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe fakulteteve të mjekësisë dhe Odës së mjekëve të Maqedonisë.

Qendra simuluese mjekësore është vendosur në një hapësirë tërësisht të re dhe të pajisur ku ofrohet edukim i studentëve të mjekësisë dhe specializantëve, por edhe i punonjësve mjekësore të cilët mund të shfrytëzojnë për përsosje të teknikave të reja. Simulimi si qasje në të mësuar është një rregull i caktuar prej kohësh në universitetet e zhvilluara dhe të renditura lart. Bëhet fjalë për një teknikë të përparuar të trajnimit e cila mundëson që mjekët tanë të jenë të përgatitur seriozisht për sfidat me të cilat ballafaqohen përditë.

obuki

Në Qendrën simuluese kryhen trajnime të të punësuarve në Ndihmën urgjente mjekësore, të punësuarit në qendrat e urgjencës, në njësitë për kujdes intensiv, në gjinekologji, në neonatologji, si dhe për studentët të cilët studiojnë mjekësi dhe specializantët në fakultetet e mjekësisë. Të gjithë që marrin pjesë në sistemin shëndetësor, sidomos në fushën e mjekësisë urgjente, përkatësisht gjendjet shqetësuese jetësore te pacientët.

TRAJNIME

Në Qendrën simuluese mjekësore zbatohen trajnime për shkathtësi praktike. Trajnimet zbatohen gjatë ditës së punës dhe orarit të punës në QSM. Pas përfundimit të çdo trajnimi të zbatuar kryhet kontroll dhe vlerësim i shkathtësive të fituara praktike nëpërmjet dhënies së provimit, kurse për çdo provim të marrë me sukses jepet vërtetim për provimin e dhënë për shkathtësitë praktike të përvetësuara.

THEMELUES